
UEFA bëhet gati për ndryshime të reja në formatin e Champions League
Champions League 2025-2026 pritet që të ketë ndryshime.
Sipas disa medieve gjermane është mësuar se krerët e UEFA-s kanë marrë parasysh ankesat e klubeve dhe pritet që të përmiresojnë me disa detaje formatin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Thuhet se njëri prej ndryshimeve ka të bëjë me faktorin fushë të fazës së 1/16-ave. Këtë vit shorti ishte i lirë, por duke nisur nga sezoni që vjen tetë skuadrat e para do të kenë nga ana e tyre këtë faktor duke luajtur takimet e kthimit në fushën e tyre me ekipet që dalin nga faza e play-off.
Një tjetër ndryshim që mund të bëhet është edhe ai që ka të bëjë me duelet e klubeve të të njëjtit vend. Këtë vit u vunë re përplasje mes PSG dhe Brestit, Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen dhe Atletiko me Realin. Vitin që vjen mund të rikthehet regulli i vjetër sipas së cilit klubet e një shteti nuk mund të ndeshën përpara fazës së çerekfinale.
Një tjetër rregull është edhe ai i kohëve shtesë. Sipas UEFA-s, me qëllim për të “kursyer” lojtarët, do të konsiderohet heqja e kohëve shtesë të paktën deri në fazën çerekfinale.