
Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Trump: Dëme të pariparueshme nëse SHBA bashkohet me sulmet izraelite
Udhëheqësi suprem i Iranit ka paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump për “dëme të pariparueshme” nëse SHBA i bashkohet sulmeve Izraelite që synojnë objektet bërthamore nëntokësore.
Në një mesazh në televizionin shtetëror, Ajatollah Ali Khamenei tha se Irani nuk do të dorëzohet, pas një paralajmërimi nga presidenti amerikan.
“Çdo formë e ndërhyrjes ushtarake amerikane padyshim që do të përballet me dëme të pariparueshme. Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij nuk i flasin kurrë këtij kombi në gjuhën e kërcënimeve, sepse iranianët nuk janë ata që dorëzohen“, tha ai.
Trump po mendon t’i bashkohet sulmeve të Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane ndërsa konflikti vazhdon prej gjashtë ditësh. Izraeli thotë se goditi një vend centrifuge në Teheran dhe objekte armësh si pjesë e breshërisë së tij gjatë natës, raporton rtsh.