U zgjodh “Njeriu i ndeshjes” ndaj Bayernit, Vinicius: Toni Kroos ta bën çdo gjë të lehtë
Braziliani Vinicius u zgjodh “Njeriu i ndeshjes” nga votimi në UEFA për sfidën ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampioneve.
Braziliani i Realit shënoi dy gola duke vulosur barazimin 2-2 të sfidës me veprimet e tij.
“Ne duam gjithmonë të fitojmë, por e dimë që ky kompeticion është i tillë. Nuk mund t’u dhurosh topin kundërshtarëve. Të dy ekipet kanë shumë cilësi dhe duhet të shfrytëzojmë rastet. Asnjëherë nuk është e lehtë dhe tani duhet të pushojmë deri në javën e ardhshme. E dimë që me tifozerinë tonë, do të bëjmë gjithçka për të shkuar në Londër.
Duhet të qëndrojmë të përqendruar, Toni e bën gjithçka shumë të lehtë dhe më dhuroi një gol. Jam shumë i kënaqur me lojën mbrojtëse të skuadrës. Ne stërvitemi shumë bashkë dhe njihemi mjaft mirë. Jam shumë i gëzuar që shënova dy gola, Tani na duhet një natë magjike në shtëpi.
Në këtë turne është e rëndësishme që të mos mundesh, kjo është ajo për të cilën jemi këtu. Jemi këtu për të bërë gjëra të mëdha dhe duam të shkojmë deri në finale”, tha Vinicius pas përfundimit të ndeshjes.