U vërshëllye nga tifozët gjatë zëvendësimit, reagon Leao
Milani iu fal golit të Pulisic për të thyer 1-0 Sassuolon në “San Siro”, sfidë ku kuqezinjtë e Stefano Piolit nuk zhvilluan një ndeshje për t’u mbajtur mend.
Rafael Leao u përball me vërshëllimat e tifozëve në momentin që u zëvendësua me Chukëuezen (81’).
“Ylli” portugez ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku përveç zemrave kuqezi shkruan:
“Do të jem gjithmonë unë kundër vetes. Faleminderit 2023. 2024 ne po vijmë për të bërë edhe më shumë”, teksa në videon dëgjohen edhe këto fjalë.
“Kritikat më karikojnë. Vazhdoni të flisni, unë do të përgjigjem në fushë”.
Gjatë këtij edicioni, 24-vjeçari numëron 4 gola dhe 5 asiste mes kampionatit dhe Champions League.