U tha se donte largimin nga Chelsea, reagon për herë të parë vetë Enzo Fernandez
Enzo Fernandez u është përgjigjur medieve që raportonin se ai dëshironte që të largohej nga Chelsea në verë.
Pas golit të shënuar në fitoren 1-3 në transfertë ndaj Crystal Palace, mesfushori u shpreh i vendosur se dëshiron të qëndrojë te “Blutë e Londrës”, duke u mbyllur derën të gjithë klubeve që do të dëshironin ta kishin në ekipet e tyre.
“Nuk dua të largohem nga Chelsea. Ndihem mirë këtu me shokët e skuadrës, me trajnerin dhe stafin. Do të vazhdoj të qëndrojë këtu sa të duan ata. Nuk e di nga erdhën ato thashetheme, por unë i mohoj totalisht”, deklaroi Enzo Fernandez.