U sekuestruan me urdhër të SPAK-ut, GjKKO ia kthen një vilë Monika Kryemadhit
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë nën sekuestro vilën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi.
Në një deklaratë për mediet pas vendimit të Apelit, Kryemadhi ka theksuar se të dy banesat janë përfituar në mënyrë të ligjshme.
“Është e gjitha një hakmarrje sa i përket inceneratorit të Tiranës. Është një betejë ligjore që do durim dhe konsitencë nga ana jonë. Si banesa ime dhe e mamasë time janë të përfituar në mënyrë të ligjshme, por ka edhe një avantazh se unë futem pa radhë në gjykatën e Strasburgut. Unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim. Bëhet fjalë për një shtëpi në bllok që janë marrë të dyja me kredi”, ka thënë Kryemadhi.
Një ditë më parë, deputetja ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.