
U ndau medalje, Osmani i quan heronj paqeruajtësit finlandez
Në Pallatin Presidencial në Helsinki, një ditë më parë presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila qëndroi për vizitë zyrtare në Finlandë ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës.
Sipas presidentes kjo u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.
“Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!”, ka shkruar Osmani.