Turi në Ballkanin Perëndimor- Presidentja e KE-së sot në Tiranë, takim me Ramën e Begajn
Presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen (von der Leyen) mbërrin këtë të mërkurë në Shqipëri në kuadër të turit 4-ditor në Ballkanin Perëndimor.
Fon der Lajen do të ndalet në Tiranë ku do të pritet në një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.
Në orën 15:00 Presidentja e KE-së do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajnë më pas dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Sipas axhendës, rreth orës 17:00, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Evropës.
Fon deër Lajen do të takohet gjithashtu edhe me Presidentin Bajram Begaj përpara se të nisë një turne institucional në Maqedoninë e Veriut.
Më pas, po të enjten Presidentja e KE-së do të vizitoj Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse dhe një ditë më pas do të zhvillojë takime në Presidencë.
Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.
Të premten presidentja do të vizitojë Serbinë për të vazhduar takimet politike dhe institucionale, ndërsa të shtunën turneun e saj do ta përmbyll duke vizituar Kosovën dhe Malin e Zi. /rtsh/