Tucheli, Interit: Pavardi e kërkoi shumë vonë largimin

Tucheli, Interit: Pavardi e kërkoi shumë vonë largimin

Në intervistën e zakonshëm para ndeshjes, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel foli dhe për situatën e Benjamin Pavard, i cili dukej pranë një kalimi tek Interi, por situata ka ndryshuar.

“Pavard më kërkoi largimin, por kërkesa erdhi shumë vonë dhe më befasoi. Benjamin është shumë i rëndësishëm, sezonin e kaluar ka luajtur në 80% të ndeshjeve. Duhet një zëvendësues që jep garanci, ne duhet të mendojmë për interesat e klubit. Dëshira e tij për t’u larguar është një anë, duhet zgjidhur situata kontraktuale. Duhet të ketë sens, pasi klubi duhet të gjejë zëvendësues”, ka deklaruar Tuchel.

Share This