Tuchel pas fitores ndaj Lazios: E arritëm qëllimin tonë

Tuchel pas fitores ndaj Lazios: E arritëm qëllimin tonë

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lazios dhe kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Bavarezët” mbrëmë mundën Lazion (3-0), duke kaluar në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian.

“Ne kishim pritshmëri të mëdha. Donim të kualifikoheshim në çerekfinale dhe e arritëm qëllimin tonë. Objektivi i parë ishte të shënonim dhe e arritëm. Minut pas minute gjetëm hapësira gjithnjë e më shumë. Golin e gjetëm në kohën e duhur dhe mendoj se fitorja është e merituar”, ka thënë Tuchel.

Strategu gjerman thotë se menjëherë duhet të përgatitemi për sfidën e radhës në Bundesligë gjermane.

“Duke filluar nga nesër do të analizojmë ndeshjen dhe do të fillojmë të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme të Bundesligës. Unë gjithmonë kam pritshmëri të mëdha nga vetja”, ka theksuar Tuchel.

Share This