Tuchel para sfidës me Lazion: Duhet të fitojmë me dy gola diferencë

Tuchel para sfidës me Lazion: Duhet të fitojmë me dy gola diferencë

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel beson se skuadra e tij mund ta përmbys rezultatin e ndeshjes së ndaj Lazios.

“Bavarezët” dhe ‘Lacialët’ do të përballen nesër mbrëma në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligën e Kampionëve.

“Duhet të fitojmë me dy gola diferencë. Presioni është pjesë e lojës në nivelet e larta. Është i nevojshëm për të bërë gjëra të jashtëzakonshme. Duhet të fitojmë kundër një skuadre të mirëorganizuar”, ka thënë Tuchel në konferencën për media, një ditë para duelit me Lazion.

“Nesër kërkohet durim, nuk duhet të humbasim arsyen e të hapemi krejtësisht. Duhet ta tregojmë që në fillim që synojmë të shënojmë gola”, ka theksuar strategu gjerman.

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Lazios fillon në orën 21:00.

Share This