Tuchel në humor të mirë: Një fitore në minutën e fundit është gjithmonë speciale
Bayern Munich ka kaluar një javë me atmosferë pozitive pas fitores me Leipzing.
Trajneri Thomas Tuchel thotë se në stërvitje me skuadrën janë rikthyer të dëmtuarit Gnabry e Davies, ky i fundit i gatshëm për ndeshjen në Freiburg të premten.
Bayern do të ndeshet me Freiburgun të premten në mbrëmje dhe trajneri Tuchel e ka prezantuar sfidën duke thënë se situata në skuadër është më e mirë pas fitores kundër Laipcigut.
“Kjo ishte një javë pozitive. Fitoret gjithmonë ndihmojnë, një fitore në minutën e fundit është gjithmonë speciale. Na ka dhënë vetëbesim dhe atmosferë pozitive”, tha Tuchel.
Të martën Bayern do të presë Lazion në Champions League, ku duhet të përmbyse humbjen 0-1 të pësuar në Romë, por trajneri thotë se ndeshja me Fraiburgun në është përgatitje për Lacion.
“Freiburgu është para Lazios. Një ndeshjet krejt e ndryshme. Përgatitja më e mirë për një ndeshje është një paraqitje e suksesshme. Kam besim se do të fitojmë, por në Fraiburg është gjithmonë e vështirë”.
Atmosfera pozitive është rritur edhe për shkak të personelit në dispozicion. Do të mungojë De Ligt, i pezulluar , por rikthehet Upemecano, si dhe Alfonso Davies nga dëmtimi, që është stërvitur me skuadrën dhe do të udhëtojë drejt Fraiburgut.
Me skuadrën është stërvitur edhe Serge Gnabry, por nuk do të jetë në Fraiburg, për shkak të mungesës së gjatë. Në dyshim është Sane, ndërsa Kim Min Jae rikthehet në formacion.