Tuchel: Kjo humbje dhemb

Tuchel: Kjo humbje dhemb

Thomas Tuchel, trajneri i Bayernit, ka folur për DAZN duke komentuar disfatën në “Bernabeu”, që solli dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.

“Kjo humbje dhemb. Do të duhet pak kohë për t’u rikuperuar. Sigurisht, është e vështirë ta pranosh. Është pjesë e realitetit. Por nga ana tjetër, kishte shumë dëmtime, disa zëvendësime, shumë ngërçe”, tha ai.

“Ne filluam me një katërshe përpara dhe në fund ata ishin të gjithë jashtë fushës. Dhe pastaj Manu, i cili kishte qenë i jashtëzakonshëm duke na shpëtuar gjithë natën, bëri një gabim që nuk do ta bënte në 100 vjet të tjera”, ka theksuar Tuchel.

Share This