Tuchel kërkon blerje të reja
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel e ka lënë të hapur mundësinë për blerje të reja në afatin kalimtar të janarit.
Strategu gjerman synon që akoma më shumë të forcojë skuadrën për pjesën e dytë të garave.
Ish-trajneri i Chelseat, thotë se disa lojtarë do të largohen nga skuadra në dimër për ndeshjet e kombëtarëve të tyre në Kupën e Azisë dhe Kupën e Afrikës.
“Ne po punojmë në këtë drejtim. Do t’i humbasim shumë lojtarë për disa javë në janar për shkak të turneve ndërkombëtar. Ne do të përpiqemi ta forcojmë ekipin tonë në janar, edhe pse nuk do të jetë lehtë”, ka thënë Tuchel.