Bayerni i Mynihut ka vënë në shënjestër Ronald Araujo në këtë sesion dimëror të merkatos.
Klubi gjerman ka nevojë që të përforcojë mbrojtjen (e vërteton edhe afrimi Dier) dhe duket se është i gatshëm që të plotësojë dëshirat e trajnerit Thomas Tuchel.
Tekniku ka theksuar se dëshiron vetëm uruguaianin, një lojtar i ri dhe me shumë cilësi, por në të njëjtën kohë edhe shumë i shtrenjtë. Në fakt, Barcelona nuk ka ndërmend ta lërë të lirë mbrojtësin në mes të sezonit dhe po mundohet që të nxjerrë sa më shumë pengesa për të bllokuar tratativat (ose për ti ngadalësuar).
Sipas “AS”, klubi spanjoll kërkon një shifër të majme për të lënë të lirë Araujo, por duket se bavarezët janë të gatshëm që të paguajnë.
Sipas burimeve nga Gjermania, Bayerni i Mynihut ka gati një ofertë prej 100 milionë euro, që shumë shpejt do ti bëhet publike Barcelonës.