Tuchel: Arsenali, një pikë referimi vitet e fundit

Tuchel: Arsenali, një pikë referimi vitet e fundit

Është një Bayern në vështirësi ai që arrin në çerekfinale të Champions League.

Një tjetër nokaut në fundjavë në Bundesligë, Leverkusen tashmë me titullin në xhep.

Me humbjen e Superkupës së Gjermanisë në fillim të vitit dhe jashtë Kupës së Gjermanisë, mbetet vetëm Champions.

“Duhet të luajmë në një nivel çerekfinal të Champions League, në Bundesligë nuk kemi treguar se jemi të uritur dhe  e meritojmë distancën nga Leverkusen”, tha Tuchel për Sky Sport duke paraqitur sfidën ndaj Topçinjve.

“Arsenali është një pikë referimi në futboll vitet e fundit, Arteta po bën gjëra të pabesueshme”.

Së fundi, një pyetje për protagonistin Kane, ish-Tottenham dhe ish-lojtar i derbit të Londrës së Veriut kundër Arsenalit:

“Ai nuk po kthehet saktësisht në shtëpi pasi ai luante në anën tjetër të qytetit. Është e qartë se ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne po llogarisim në objektivat e tij, ai do të na tërheqë me vete”, ka theksuar Tuchel.

Share This