Tuchel akuzon arbitrin: Pranoi se nuk na akordoi një penallti
Ishte gabim foshnjarak”.
Ka qenë ky arsyetimi i dhënë nga kryesori i ndeshjes mes Arsenal dhe Bajernit lojtarëve të klubit bavarez kur këta të fundit pretenduan penallti pas prekjes së topit me dorë nga ana e Gabriel.
Situata ishte e vështirë për tu pranuar pasi bëhej fjalë për një ndeshje e një niveli të lartë, por mbrojtësi i Arsenal me të vertetë preku topin me dorë pas pasimit të që mori nga Raja, i cili nisi lojën pasi dëgjoi vërshëllimën e arbitrit.
“Nuk e di se çfarë donte të thoshte arbitri me ‘gabim foshnjarak’, por këtu mendoj se ka gabuar rëndë. Ai nuk ka vendosur që të akordonte penallti pasi ka vlerësuar kështu, jo se nuk e pa të gjithë situatën. Kjo është shumë e rëndë pasi në fushë arbitri është për të vendosur drejtësi, jo për të vlerësuar nëse duhet apo jo të akordojë një goditje dënimi apo një penallti”, tha Tomas Tuhel.