Trupa të KFOR-it krijojnë kordon në mes të urës mbi lumin Ibër

Trupa të KFOR-it krijojnë kordon në mes të urës mbi lumin Ibër

Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç automjeteve të blinduara të karabinierëve nga njësia italiane e KFOR-it, aty tani të pranishëm janë edhe pjesëtarë të kontingjentit çek, të cilët kanë krijuar një kordon në mes të urës, raporton KosovoOnline, transmeton Klan Kosova.

Kjo rritje e pranisë së KFOR-it aty besohet se erdhi pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e disa objekteve të institucioneve paralele ilegale në veri.

Share This