Trumpi lirohet nga spitali pas tentativës për vrasjen e tij
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është kthyer në shtëpinë e tij në New Jersey pasi u plagos në një tentativë për vrasje në një tubim të shtunën.
Të shtënat u dëgjuan teksa ai po fliste në tubim në Pensilvani, duke shkaktuar panik në turmë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret vrapuan për ta larguar nga skena ish-presidentin.
Ndryshe, Trump ka reaguar pas atentatit ndaj tij, duke thënë se është qëlluar me një plumb që sipas tij, i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.