Trumpi beson se SHBA-ja do ta marrë Grenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump beson se SHBA-ja do ta marrë nën kontroll Grenlandën.
BBC shkruan se Trump javët e fundit ka shfaqur sërish interes për ta marrë kontrollin e territorit autonom danez.
“Mendoj se do ta kemi”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se ishulli me 57 mijë banorë dëshiron të jetë me SHBA-në, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kurse, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka insistuar se Grenlanda nuk është në shitje. Ajo ka pasur një telefonatë me Trumpin javën e kaluar.