Trumpi ashpërson gjuhën ndaj Putinit shkaku i Zelenskyt

Trumpi ashpërson gjuhën ndaj Putinit shkaku i Zelenskyt

Donald Trumpi ka deklaruar se është “shumë i nervozuar” me Vladimir Putinin që ka vënë në dyshim lidershipin e Ukrainës.

Në ashpërsimin e madh të gjuhës karshi Moskës, presidenti amerikan ka thënë se është shumë i pakënaqur që homologu i tij rus ka vënë në dyshim kredibilitetin e Volodymyr Zelenskyyt.

“Nëse Rusia dhe unë e kemi të pamundur të ndalim gjakderdhjen në Ukrainë dhe nëse unë mendoj se ishte faji i Rusisë, mund edhe të mos jetë, por nëse është, do t’ia vendos taksat e dyta ndaj krejt gazit që del nga Rusia”, ka thënë Trump.

Ashpërsimi i sanksioneve ndaj Rusisë “do të ishte nëse ju bleni naftën ruse, nuk mund të bëni biznes në SHBA. Do të ketë 25 për qind taksa për krejt naftën, 25 deri në 50 për qind në krejt naftën”.

Trumpi ka deklaruar se planifikon të flasë me Putinin gjatë javës së ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se vënia në dyshim e lidershipit në Ukrainë nga Putini, do të thotë se marrëveshja mund të shtyhet.

Komentet e Trumpit kanë ardhur pas disa muajsh kritikash ndaj administratës së tij se është e butë me agresionin rus në Ukrainë.

Ai më arë kishte kritikuar Zelenskyyn, të cilin e ka quajtur diktator që nuk ka mbajtur zgjedhje të reja.

Share This