Trump uron Ditën e Nevruzit: Të përgatitemi për një pranverë më optimiste

Trump uron Ditën e Nevruzit: Të përgatitemi për një pranverë më optimiste

Presidenti Donald Trump ka uruar besimtarët bektashinj për Ditën e Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj tradite të kahershme dhe konsideruar si një kohë për reflektim mbi bekimet e vitit të kaluar.

Trump ka uruar paqe dhe prosperitet për të gjithë ata që festojnë këtë ngjarje në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin. Urimi i Trump u shpërnda nga Ambasada Amerikanë në Tiranë.

“Urimet më të ngrohta për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin që festojnë festën e lashtë të Nevruzit…Kjo traditë e kahershme paraqet një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për t’u përgatitur për pranverën e ardhshme me një frymë të përtërirë optimizmi.” – Mesazh nga Presidenti Donald Trump për Ditën e Nevruzit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikanë në Tiranë.

Simboli i festës së Nevruzit është zgjimi i natyrës dhe rinovimi i jetës, duke pasqyruar ardhjen e pranverës. Ai përfaqëson gjithashtu shpresën, bashkëjetesën dhe harmoninë mes popujve dhe kulturave të ndryshme. /rtsh/

Share This