Trump thotë se ShBA-ja është ‘shumë afër’ marrëveshjes së paqes në Ukrainë

Trump thotë se ShBA-ja është ‘shumë afër’ marrëveshjes së paqes në Ukrainë

Duke iu përgjigjur gazetarëve përpara se të fluturonte drejt Romës ku do të shkojë për funeralin e Papa Françeskut, presidenti Donald Trump, ka thënë se ShBA-ja dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, ndërsa i dërguari special Steve Witkoff takohet me Vladimir Putin në Moskë.

“Mendoj se në fund do të përfundojmë më shumë marrëveshje të mira… Ne do të përpiqemi të dalim nga luftërat në mënyrë që të mund të shpëtojmë 5 000 njerëz në javë. Dhe ky është qëllimi im. Unë dua të shpëtoj 5 000 të rinj. Ata janë kryesisht ukrainas dhe rusë. 5 000 burra ukrainas dhe rusë dhe ky është një nder i madh nëse mund ta bëj. Dhe mendoj se jemi shumë afër”, ka thënë ai.

Pavarësisht kësaj, Trumpi nuk ka treguar se nga i ka marrë këto shifra.

Ditët e fundit, Trump ka akuzuar presidentin e Ukrainës Zelensky për dëmtim të bisedimeve të paqes duke mos njohur kontrollin rus të Krimesë. Dje, ai i ka kërkuar Putinit të “STOP!” dhe “përfundoni një marrëveshje”.

Share This