
Trump thotë se foli me Putinin, ndërsa lufta i afrohet përvjetorit të tretë
Presidenti Donald Trump tha se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin.
“Ai dëshiron të shohë që njerëzit të ndalojnë së vdekuri”, tha Trump për New York Post.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kur folën liderët ose nëse kishin folur që kur Trump mori detyrën në janar dhe sa herë. CNN i është drejtuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare për sqarime, raporton CNN.
Trump tha në intervistë se “më mirë të mos thotë” se sa herë kishte folur me Putinin, por tha për një “marrëdhënie të mirë” me homologun e tij rus.
Presidenti amerikan shprehu shpresën se lufta e Putinit në Ukrainë, e cila po i afrohet përvjetorit të tretë, të përfundojë “shpejt”. Ai ishte zotuar më parë se do t’i jepte fund konfliktit brenda 24 orëve nga marrja e detyrës.
“Shpresoj të jetë i shpejtë. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është shumë e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha ai për New York Post.