
Trump thotë se afati dy javor ndaj Iranit është “maksimumi”: Raportohet se mund të vendosë edhe më herët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë me dije se afati prej dy javësh për të marrë një vendim rreth përfshirjes ushtarake në Iran është “maksimumi” i kohës që ai do të marrë — dhe mund të vendosë edhe më herët.
Sipas “CNN”, Trump ka thënë se mbetet të shihet se cila do të jetë kjo periudhë kohore.
“Po u jap një periudhë kohe. Do të shohim se çfarë do të jetë ajo periudhë. Por po u jap një periudhë kohe, dhe do të thosha se dy javë është maksimumi” – ka thënë ai para gazetarëve.
Këto janë komentet e para të presidentit që prej se sekretarja e tij për shtyp lexoi një deklaratë të tij një ditë më parë, duke përcaktuar këtë afat kohor për një zgjidhje diplomatike. Megjithatë, Trump sugjeroi se nuk po mendon për dërgimin e trupave tokësore amerikane, teksa shqyrton një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane.
“Nuk dua të flas për forca tokësore. Gjëja e fundit që do të donit janë forcat tokësore,” – tha ai kur u pyet nëse kjo ishte një mundësi.
Trump gjithashtu la të kuptohet se nuk beson që Izraeli ka kapacitetin për të shkatërruar të gjitha objektet bërthamore të Iranit vetë: