Trump: Terrorizmi islamik në SHBA për shkak të kufijve të hapur
Me politikën e Biden-it ‘Kufijtë e Hapur’, kam thënë shumë herë në mitingje dhe gjetkë se terrorizmi radikal islamik dhe format e tjera të krimit të dhunshëm do të bëhen aq të këqija në Amerikë sa do të jetë e vështirë edhe të imagjinohet apo besohet, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.
“Ai moment ka ardhur, vetëm më keq nga sa mund ta imagjinonte dikush”: shkruan Donald Trump në “Truth”, duke këmbëngulur për të lidhur sulmin në New Orleans, pa e lidhur atë me emigracionin e paligjshëm.
“Joe Biden është presidenti më i keq në historinë e Amerikës, një fatkeqësi totale dhe e plotë”, theksoi Trump. /ATSH/