
Trump: Sulmi izraelit ndaj Iranit nuk është i afërt, por mund të ndodhë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se nuk besonte se do të kishte një sulm “të afërt” izraelit ndaj Iranit, mes tensioneve të larta në rajon.
“Nuk dua të them se mund të ketë një sulm të afërt izraelit, por duket sikur është diçka që mund të ndodhë”, tha Trump – pasi personeli amerikan u tërhoq nga bazat ushtarake në Irak – për shkak të shqetësimeve se Teherani mund të hakmerrej me sulme ndaj objekteve amerikane në Lindjen e Mesme.
Trump tha se marrëveshja me Teheranin mbi programin bërthamor të Iranit ishte e afërt, përpara një raundi tjetër negociatash të planifikuar të dielën, në Oman.
Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee tha se e shihte të pamundur një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit – pa miratimin e SHBA-së.
“Ekziston një besim midis SHBA-së dhe Izraelit”, shtoi ai.
Huckabee tha se vendimi – nëse do të sulmohej apo jo Irani – në fund të fundit i takonte Izraelit.
Ambasadori përsëriti gjithashtu paralajmërimet e presidentit Donald Trump për atë që mund të pasojë nëse bisedimet SHBA-Iran dështonin.
Disa media amerikane kanë raportuar së fundmi se Izraeli po përgatit një sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka marrë tashmë një vendim përfundimtar. /atsh/