Trump shtyn për në 8 korrik afatin për tarifat ndaj BE

Trump shtyn për në 8 korrik afatin për tarifat ndaj BE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rënë dakord të zgjasë afatin për negocimin e tarifave me Bashkimin Evropian deri më 9 korrik.

Vendimi për shtyrjen, vjen pas bisedës telefonike që Trump zhvilloi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Muajin e kaluar, Trump njoftoi një tarifë prej 20% për shumicën e mallrave të BE-së, por më vonë e përgjysmoi atë në 10% deri më 8 korrik për të lënë kohë për negociata. Por, më 23 maj, Trump kërcënoi vendosjen e tarifave prej 50% ndaj BE.

Në një prononcim për gazetarët,  Trump tha se Von der Leyen i tha atij “ne do të takohemi shpejt dhe do të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje“, duke postuar më vonë në Truth Social se ishte “privilegji i tij të zgjaste afatin”.

Disa orë para bisedimeve me bllokun, Trump tha se planifikonte të rriste tarifat për të gjitha mallrat e dërguara në SHBA nga BE në 50% deri më 1 qershor.

Shefi i tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, riafirmoi angazhimin e bllokut për të siguruar një marrëveshje të drejtë.

Pas një telefonate me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së, Jamieson Greer, dhe Sekretarin e Tregtisë, Hoëard Lutnick, ai tha: “BE-ja është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për të siguruar një marrëveshje që funksionon për të dyja palët.” /rtsh/

Share This