
Trump: Po i afrohemi një marrëveshjeje bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani po i afrohen një marrëveshjeje mbi programin bërthamor iranian.
Trump tha se mund të shkojë në Turqi nesër nëse vazhdojnë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.
“E dini, nëse do të ndodhte diçka, unë do të shkoja të premte”, theksoi Trump nga Katari, ndalesa e dytë e turneut të tij në Gjirin Persik, raporton atsh.