Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen, raporton Rel.

Ai po ashtu urdhëroi që trupat, që ishin larguar vullnetarisht apo ishin larguar nga puna për shkak se kishin refuzuar të merrnin vaksinën për COVID-19, të kthehen në ushtri.

Në urdhrin e tij për transgjinorët, Trump tha se shërbimi nga trupat që identifikohen me një gjini të ndryshme nga gjinia e tyre biologjike, “bie ndesh me angazhimin e një ushtari për një mënyrë jetese të ndershme, të vërtetë, të disiplinuar, madje edhe në jetën personale” dhe e dëmton për gatishmërinë ushtarake, duke kërkuar një politikë të rishikuar për të adresuar këtë çështje.

Edhe gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte tentuar që të ndalonte transgjinorët që të shërbenin në ushtri, por çështja u zvarrit për gjykata të tëra dhe më pas u hodh poshtë nga pasardhësi i tij.

Share This