
Trump mesazh amerikanëve: Qëndroni ‘cool’
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar sërish në rrjetin personal social, Truth Social.
Në një mesazh të ri, ai u bëri thirrje amerikanëve të qëndrojnë të qetë pas rrënies ekonomike pas vendosjes së tarifave doganore.
“Bëhuni të këndshëm! Gjithçka do të dalë mirë. Shtetet e Bashkuara do të jenë më të mëdha dhe më të mira se kurrë më parë!”, shkroi ai.
“Kjo është një kohë e shkëlqyer për blerje”, shtoi ai në një mesazh pak më vonë në Truth Social.
Kujtojmë që në mesnatë sipas kohës lindore amerikane, janë aktivizuar tarifat e larta të Trumpit për botën, të cilat ai i quan reciproke.
Kina është goditur me tarifa prej 104 për qind gjersa shteti kinez i është kundërpërgjigjur me një tarifë të re prej 84 për qind.
Ndryshe, Bashkimi Evropian gjithashtu ka marrë një vendim për të futur tarifa për disa produkte amerikane.