Trump mbërrin në samitin e NATO-s në Amsterdam

Trump mbërrin në samitin e NATO-s në Amsterdam

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në vendin ku do të mbahet samiti i NATO-s, në Amsterdam. Raportohet që ai ka arritur në aeroportin Schipol.

Ai do të jetë pjesë e ngjarjes që bashkon 32 udhëheqësit e aleancës së sigurisë.

Samiti i NATO-s, i cili mbahet në Holandë, është i pari me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump pas marrjes së mandatit të dytë.

Takimi do të jetë ndër më të shkurtërit në historinë e NATO-s, me vetëm një darkë zyrtare të organizuar nga Mbreti i Holandës dhe gjysmë dite diskutimesh për një temë të vetme – shpenzimet për mbrojtje.

Share This