Trump këmbëngul: Kanada, bëhuni shteti i 51-të amerikan
Pas vendosjes së tarifave 25% ndaj Kanadasë, Donald Trump këmbëngul: “Bëhuni shteti i 51-të amerikan”.
Duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara paguajnë qindra miliarda dollarë për të mbështetur Kanadanë, ndoshta duke iu referuar deficitit tregtar të SHBA me fqinjin e saj, Trump tha se “pa këtë mbështetje masive, Kanadaja nuk do të ekzistonte”.
Prandaj, ai duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të.” “Do të keni taksa shumë më të ulëta, mbrojtje shumë më të mirë ushtarake për popullin kanadez dhe pa tarifa”, shtoi presidenti amerikan, raporton atsh.