Trump: India dhe Pakistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për armëpushim të menjëhershëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një ‘armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm’.

“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, jam i kënaqur të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një ‘armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”.

Urime të dy vendeve për përdorimin e arsyes dhe inteligjencës së madhe. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet indiane apo pakistaneze.

Share This