Trump: Grenell do të jetë drejtori i përkohshëm i Qendrës Kennedy

Trump: Grenell do të jetë drejtori i përkohshëm i Qendrës Kennedy

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se po emëron Ric Grenell, një njeri i besuar prej kohësh që tashmë shërben në poste të shumta në administratë, për të udhëhequr përkohësisht Qendrën Kennedy për Artet Performuese.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan Vizionin tim për një Epokë të Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë operacionet e përditshme të Qendrës”, shkroi Trump në Truth Social.

Share This