Trump e zgjedh Pam Bondin për prokurore të Përgjithshme të SHBA-së

Trump e zgjedh Pam Bondin për prokurore të Përgjithshme të SHBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se do ta nominojë Pam Bondin për t’u emëruar prokurore e Përgjithshme e vendit, pak orë pasi Matt Gaetz u tërhoq nga gara.

Bondi, e cila ka qenë mbështetëse e zëshme e Trumpit, ka përvojë të gjatë në sundimin e ligjit dhe në të kaluarën ka shërbyer si prokurore e Përgjithshme e Floridës.

Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit mbrojtës të Trumpit gjatë gjykimit të parë kundër tij, ku ai akuzohej se i kishte bërë trysni Ukrainës të kryente hetim për korrupsion kundër rivalit të tij, presidentit të tanishëm amerikan Joe Biden, duke e bllokuar ndihmën ushtarake. Trumpu u shpall i pafajshëm për këto akuza më vonë nga Senati.

Së voni, Bondi ndihmoi në udhëheqjen e krahut ligjor të Institutit për Politika “America First”, një organizatë personeli i të cilës ka punuar ngushtë me fushatën e Trumpit për të ndihmuar në ndryshimin e politikave për administratën e tij të ardhshme, transmeton Rel.

Share This