
Trump: Dyfishojnë tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në 50%
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të dyfishojnë tarifën aktuale për importet e çelikut dhe aluminit nga 25% në 50%, duke filluar nga e 4 qershori. Trump tha se ky veprim do të ndihmonte në nxitjen e industrisë lokale të çelikut dhe furnizimit kombëtar, duke zvogëluar njëkohësisht varësinë nga Kina.
Trump tha gjithashtu se 14 miliardë dollarë do të investoheshin në prodhimin e çelikut në zonë përmes një partneriteti me Japoninë, por shtoi se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.
“Nuk do të ketë pushime nga puna dhe çdo punëtor në industrinë e çelikut në SHBA së shpejti do të marrë një bonus të merituar prej 5,000 dollarësh”, tha Trump.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur politikat tregtare të administratës Trump po përballen me sfida ligjore. Ndërsa Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare ka urdhëruar pezullimin e disa tarifave, një gjykatë apeli ka lejuar vazhdimin e tyre përkohësisht
Por deri më tani, ndikimet e tarifave të Trump kanë çuar kryesisht në kaos ekonomik global. Tregtia dhe tregjet globale janë përmbysur dhe janë krijuar çarje në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe vendeve të tjera, duke përfshirë disa nga partnerët e saj më të ngushtë.
Taksat kanë tensionuar marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha globale në botë, dhe i kanë futur vendet në një betejë tregtare “dhëmbë për dhëmbë”. /rtsh/