Trump: 100 ditët e para të miat më të suksesshmet në historinë e Amerikës

Trump: 100 ditët e para të miat më të suksesshmet në historinë e Amerikës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënoi 100 ditët e tij në detyrë me një tubim në stilin e fushatës në Michigan.

Trump e përshëndeti fillimin e mandatit të tij të dytë si “100 ditët më të suksesshme të çdo administrate në historinë e vendit tonë”.

Ai përsëriti shumë nga pikat e tij të forta duke lavdëruar politikat e tij të ashpra për imigracionin, duke përsëritur pretendimet e rreme se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke kritikuar ish-presidentin Joe Biden, gjyqtarët radikalë të majtë dhe median.

Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e administratës së tij ndaj çështjeve sociale duke përfshirë njohjen vetëm të dy gjinive dhe ndalimin e atletëve transgjinorë nga sportet e grave.

“I kam dhënë fund të gjitha marrëzive të paligjshme në lidhje me të ashtuquajturin diversitet, barazi dhe përfshirje, si në qeverinë federale ashtu edhe në sektorin privat”, theksoi Trump.

“Dhe e bëra politikë zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Dhe zgjidhja më e thjeshtë, kjo ishte më e thjeshta që pata, ua ndalova burrave të garonin në sportet e grave”, shtoi ai.

Trump është zotuar të miratojë uljet më të mëdha të taksave në historinë amerikane në muajt e ardhshëm.

“Kjo do të përfshijë taksën mbi të ardhurat, taksën mbi Sigurimet Shoqërore dhe taksën mbi orët shtesë. Jemi vetëm në fillim. Nuk keni parë asgjë akoma”, shtoi ai. /atsh/

Share This