Tronditet PSG, Skriniar mbyll sezonin para kohë

Tronditet PSG, Skriniar mbyll sezonin para kohë

Një lajm i keq vjen për PSG-n. Mbrojtësi i kampionëve në fuqi të Francës, Milan Skriniar rapotohet se ka mbyllur sezonin para kohë.

Ish-futbollisti i Interit, mbrëmë pësoi një lëndim në ndeshjen PSG-Toulouse (2-0), ndeshjen në të cilën parisienët fituan Superkupën e Francës.

Sipas “RMC” lëndimi është i rëndë, aq sa do të detyrojë mbrojtësin sllovak që të kryejë një operacion.

Ky lëndim thuhet se do ta detyrojë lojtarin që për një kohë të gjatë të jetë larg fushës së blertë.

Share This