Triumfojnë Bostoni, Denveri, Indiana dhe Golden State
NBA është rikthyer pas ndeshjes së All Star Game disa ditë më parë.
Kampionët e Denverit fituan me rezultat 130-110 ndaj Washingtonit, një sfidë dominuar nga vendasit, ku u dallua Nikola Jokiq me një “triple double” (21 pikë, 19 rebound, 15 asistim).
Fiton edhe Bostoni, që komandon renditjen e NBA dhe të Konferencës së Lindjes. Ekipi i Celtics mposhti rezultatet 129-112 Chicagon jashtë fushe. White me 28 pikë dhe Tatum me 25 pikë bënë diferencën për skuadrën mike.
Skuadra e Golden State, falë 32 pikëve të Stephen Curry, mundi rezultat 128-110 Lakersave, ndeshje ku për miqtë mungoi James. Vijon sezoni pozitiv i Oklahoman, që mundi me rezultat 129-107 Clippersave, sfidë ku u dallua Alexander Shai me 31 pikë.
Luka Donqiq realizoi 41 pikë në fitoren e Dallasit, që mundi me rezultat 123-113 Phoenixi, duke qenë lider në fushë. Skuadra kanadeze e Toronto mundi me rezultat 121-93 Brooklyn, ndeshje ku u dallua Trent me 25 pikë, ndërsa Indiana mundi me rezultat 129-115 Detroit, me Haliburton protagonist (25 pikë).
Rezultatet
Cleveland – Orlando 109-116
Indiana – Detroit 129-115
Philadelphia – New York 96-110
Toronto – Brooklyn 121-93
Dallas – Phoenix 123-113
Chicago – Boston 112-129
New Orleans – Houston 127-105
Oklahoma – Clippers 129-107
Denver – Washington 130-110
Utah Jazz – Charlotte 107-115
Golden State – Lakers 128-110
Sacramento – San Antonio 127-122