Tri ligat evropiane vijnë sonte me duele interesante

Tri ligat evropiane vijnë sonte me duele interesante

Tri ligat e mëdha evropiane vazhdojnë sonte me duelet e radhës.

Premier League, liga më e fortë dhe me atraktive në Evropë, vjen sonte me duelin Sheffiled United-Arsenal.

Sheffiled United dhe Arsenal do të përballen në kuadër të javës së 27-të, në një duel që pritet të dhurojë ndeshje të fortë për shkak të rëndësisë së kësaj sfidë.

“Topçinjtë” që po ‘luftojnë’ për kreun e tabelës, kërkojnë pikët maksimal ndaj Sheffiled United, me këta të fundit që jorrallë herë dinë të befasojnë edhe skuadrat e mëdha.

Arsenal aktualisht zë vendin e tretë me 58 pikë, pesë me pak se kryesuesi i tabelës, Liverpool, derisa Sheffiled United është e fundit me vetëm 13 sosh.

Ndërkohë, Serie A vjen me përballjen Inter-Genoa, një tjetër ndeshje interesante në elitën e futbollit italian.

Skuadra e Simone Inzaghit, ndaj Genoas kërkon fitoren e radhës në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Ndërkaq, La Liga vazhdon sonte me ballafaqimin Osasuna-Deportivo Alaves.

Share This