Tri klube të Premier Leagues pas Brojës
Ky muaj mund të jetë i fundit për sulmuesin shqiptar të Cheslea-s, Armando Brojën.
Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, nuk po kalon periudhë të mirë tek “Blutë” e Londrës.
Sipas medieve britanike, janë tri klube të Premier League-s që synojnë të bëjnë të vetin shqiptarin.
West Ham thuhet se në ditët e fundit ka shtuar ndjeshëm interesimin për yllin e Shqipërisë.
Gjithashtu edhe Fulhami është shumë i interesuar për një sulmues tipik.
Por, siç raportohet, nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi tek Newcastle, që shihet si një zgjedhje ideale për momentin.