
Trepça tregon “dhëmbët” e kampiones në Prizren
Trepça ka triumfuar në finalen e tretë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit në Prizren.
Mitrovicasit arritën të mposhtin skuadrën vendase, duke e përmbyllur takimin me një rezultat të favorshëm prej 88-71 dhe duke kaluar në epërsi 2-1 në serinë finale, raporton KK.
Kjo fitore e afron Trepçën edhe më shumë me titullin kampion.