Trepça sonte përballet me Tindastoll në FIBA Europe Cup

Trepça sonte përballet me Tindastoll në FIBA Europe Cup

KB Trepça sonte fillon sezonin e ri në ligën e njohur evropiane, FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit që tashmë ndodhe në Estoni, sonte do të përballen me Tindastoll, në duelin që nis në orën 18:00.

“Xehetarët” dje kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me Tindastoll. Atmosfera në taborin e Trepçës është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje të mira në duelin e sotëm.

Skuadra jonë është në grup së bashku me ekipin nga Islanda, Tindastoll, si dhe atë nga Estonia, Parnu.

Pas ndeshjes me Tindastoll, Trepça nesër do të ballafaqohet me Parnu nga ora 18:00.

Kjo nuk është hera e parë për mitrovicasit që marrin pjesë në FIBA Europe Cup, derisa vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Share This