Trepça mposht Parnun, siguron pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup

Trepça mposht Parnun, siguron pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup

KB Trepça ka mposhtur edhe Parnun, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup.

Nën-kampioni i Kosovës ka triumfuar me shifrat 77:67 kundër skuadrës estoneze, shkruan Lajmi.

Trepça ndeshjen e nisi mirë, por çerekun e parë e mbylli në disavantazh 15:11.

Skuadra nga Mitrovica u “ringjallë” në pjesën e dytë, duke e fituar 21:20.

Trepça fitoren e siguroi në pjesën e dytë, ku e dominoi ndeshjen.

Jordy Tshimanga ishte më i miri te Trepça, me 14 pikë e 12 kërcime, kurse te Parnu më efikasi ishte Ivo Van Tamm me 16 pikë të realizuara.

Trepça ka siguruar vendin e parë në grup me pikë maksimale, pasi të mërkurën mposhti edhe Tindastollin.

Për Trepçën, kjo është hera e parë në histori të klubit që kualifikohet në sezonin e rregullt të njërës prej garave të FIBA-s.

Share This