Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14).

Tani seria barazohet në 1:1.

Vendasit të përkrahur nga tifozët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 7:0, por prizrenasit u kundërpërgjigjën shpejt, për të përmbysur shifrat në 16:20, derisa çereku i parë përfundoi 20:20. Prizrenasit në periudhën e dytë, tri herë kishin epërsi deri në shtatë pikë, por mitrovicasit nuk u dorëzuan dhe në fund barazuan shifrat në 41:41, sa përfundoi pjesa e parë.

Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë 17:17, ndërsa në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, mitrovicasit ishin më të mirë për të triumfuar 79:72.

Më të mirët te Trepça ishin Tekele Cotton me 22 pikë e tetë asistime, Michael Myers me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi, Lejson Zeqiri dhe Dirk Williams kishin nga 16 pikë, ndërsa Jayveous Mckinnis 12 pikë e dhjetë kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Share This