Trepça fiton Kupën, mposht Sigal Prishtinën në finalen e ‘çmendur’

Trepça fiton Kupën, mposht Sigal Prishtinën në finalen e ‘çmendur’

Trepça është fitues e Kupës së Kosovës pasi sonte mundi Sigal Prishtinën, me rezultat të ngushtë 71-69 në finalen e çmendur në “Shani Nushi” të Gjakovës, raporton GazetaGOLI.com.

Dueli mes rivalëve të mëdhenj në basketbollin tonë, ka dhënë një superndeshje, superspektakël jo vetëm në paret, por edhe në tribuna.

Në të katër periudhat, basketbollistët e të dy skuadrave dhanë gjithçka në parket, por mitrovicasit për disa nuanca duke i shfrytëzuar gabimet e prishtinasve, ia dolën që të fitojë ndeshjen dhe të rrëmbejnë trofeun e Kupës së Kosovës, për të treten herë radhazi në vendin tonë. /GazetaGOLI.com/

Share This