Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit në një sfidë dramatike

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit në një sfidë dramatike

Trepça ka fituar në derbin e javës së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 93:88 (32:17, 12:17, 20:26, 29:28).

Mitrovicasit e nisën ndeshjen në mënyrë të përkryer, duke qenë shumë më të mirë se prizrenasit, ku epërsinë më të lartë e kishin 32:16, derisa çereku i parë përfundoi 32:17. Epërsinë më të lartë ‘Xehetarët’ në pjesën e parë e kishin 36:18, por më pas prizrenasit u afruan në rezultat, ku pjesa e parë përfundoi 44:34.

Portokallezinjtë u rikthyen fuqishëm në periudhën e tretë për të rikthyer epërsinë në të mirë të tyre, 48:49, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 64:60, me dy pikët e fundit që shënoi Drilon Hajrizi. ‘Xehetarët’ u shkëputën në 71:60, por prizrenasit sërish afruan shifrat dhe kaluan në epërsi 77:78, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të mirë dhe triumfuan 93:88.

Te vendasit u dalluan Michael Green me 23 pikë, tri kërcime e katër asistime, Drilon Hajrizi me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime dhe Michael Charles Myres me 17 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Lejson Zeqiri me 22 pikë e katër kërcime dhe Dirk Williams me 17 pikë e katër kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga 15 fitore e shtatë humbje.

Share This