Trepça dhe Peja sot sprovojnë forcat në finalen e madhe të Superkupës
Ndeshja pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Kjo finale pritet të jetë një spektakël i vërtetë.
Mitrovicasit eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse pejanët mundën Proton Cable Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.
‘Xehetarët’ janë fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë janë kampionë të Kosovës.