Trepça-Besa Famgas, kryederbi i fundjavës

Trepça-Besa Famgas, kryederbi i fundjavës

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, do të përbalet me kampionen dhe fituesen e Superkupës, Besa Famgasin, në kryendeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Derbi i madh në hendbollin tonë mes pejanëve dhe mitrovicasve, luhet të shtunën prej orës 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça dhe Besa Famgas janë përballur në tri finalet e këtij viti. Besa i ka fituar dy, ndërsa Trepça një.

Ndeshjen e parë të këtij edicioni, të luajtur në Pejë në kuadër të xhiros së pestë, e kishte fituar Besa me rezultat të ngushtë, 36:33.

Sfida e radhës mes këtyre dy skuadrave pritet të dhurojë një ndeshje të fortë dhe interesante. Aktualisht Besa Famgas është e dyta me 18 pikë, ndërsa Trepça e treta me 16 pikë.

Të shtunën luhet edhe ndeshja Kastrioti – Deçani, duel që fillon në ora 19:00.

Ndërkaq, të dielen do të përballen Prishtina – Vëllaznimi (13:00) dhe Rahoveci – Vushtrria (18:00).

Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhen takimet e javës së nëntë. Katër ndeshje zhvillohen të shtunën, ku takohen: Samadrexha – Vjosa (16:00), Istogu – Llapi (12:00), Prizreni – Dukagjini (19:30), Lepenci – Drita (20:00), derisa  të dielën prej orës 16:00 në Shtime ballafaqohen Ulpiana e Drenica në ndeshjen e fundit të kësaj xhiro.

Share This